leoni

Reagon djali i Kadri Veselit ndaj deklaratës së Kurtit: “Deklarim i padinjitetshëm që rëndon familjet tona”

Klestori Veseli, djali i ish-kryetarit të Kuvendit dhe ish-udhëheqësit të UÇK-së, Kadri Veseli, ka reaguar pas deklaratave të bëra nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i cili përmendi babain e tij në një kontekst politik gjatë një interviste televizive. Në një reagim publik, Klestori Veseli e ka cilësuar këtë përmendje si të pavend dhe të padinjitetshme, duke theksuar se për familjen e tij dhe bashkëluftëtarët e babait, që prej vitesh janë duke u përballur me sfida serioze në Hagë, një gjuhë e tillë politike vetëm sa rëndon gjendjen. “Dëgjova me kujdes komentet e mbrëmshme nga Kryeministri në detyrë, z. Albin Kurti, ku ai përmendi babanë tim, Kadri Veseli, në mënyrë shumë të pavend. Ky nuk është aspak një deklarim dinjitoz,” u shpreh ai. Sipas Klestorit, deklarata të tilla nuk u shërbejnë as institucioneve, as drejtësisë dhe as imazhit të vetë kryeministrit: “Deklaratat e tilla jo vetëm që na rëndojnë gjendjen neve, por nuk i bëjnë nder as vetë Kryeministrit në detyrë,” përfundoi ai. Reagimi i tij vjen pas një vale kritikash të ashpra nga familjarë dhe përfaqësues të organizatave të dala nga lufta, të cilët i kanë cilësuar komentet e Kurtit si të dëmshme dhe politike, në një kohë kur proceset në Hagë janë ende në zhvillim.

Kontrolloni gjithashtu

Nasim Haradinaj, reagon ashpër ndaj deklaratës së Kurtit për Thaçin dhe Veselin: “Ligësi dhe sulm ndaj luftës”

Deklarata e ish-kryeministrit Albin Kurti, se ish-krerët e UÇK-së Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli po …