Zyrtari i lartë i PDK-së, Arsim Bajrami, nuk do të jetë më pjesë e strukturave drejtuese të partisë

Arsim Bajrami: Deklarata e Kurtit ndaj krerëve të UÇK-së është e pandershme dhe ndihmon vazhdimin e paraburgimit

Akademiku dhe ish-ministri i Arsimit, Arsim Bajrami, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dhënë në një intervistë në Tëvë1, ku ai aludoi për ndikim të vazhdueshëm të Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit në Partinë Demokratike të Kosovës nga Haga. Bajrami e cilësoi këtë deklaratë si të pandeshme dhe me tendencë për inkriminim të padrejtë të krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë. “Deklarata e Kurtit ndaj krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë është e pandershme dhe në mënyrë indirekte paraqet tendencë për inkriminimin e tyre në këtë proces të padrejtë,” u shpreh Bajrami. Ai theksoi se në vend që si kryeministër t’i kërkojë zyrtarisht Gjykatës Speciale respektimin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe Konventave evropiane për të drejtat e njeriut, Kurti po ndihmon për vazhdimin e paraburgimit përmes deklaratave të tij të pamatura. “Me këto deklarata, ai në fakt po i dërgon kësaj gjykate prova shtesë për ta justifikuar mbajtjen e gjatë në paraburgim të ish-krerëve të UÇK-së, duke aluduar për një ndikim të tyre në politikë,” tha Bajrami. Në fund, ai përmendi një proverbë të vjetër shqiptare për të përshkruar qëndrimin e Kurtit: “Kur dikush është në zgafellë, nëse s’mund t’i ndihmosh të dalë prej saj, mos e shty më shumë.”

Kontrolloni gjithashtu

Xhavit Haliti

Xhavit Haliti i përgjigjet Kurtit: Është Vetëvendosje që po kap gjithçka – edhe OJQ-të, edhe universitetet

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, ka reaguar ndaj deklaratës së …