Hykmete Bajrami flet për skemë të mundshme korruptive në KEK

Korporata Energjetike e Kosovës, ka pezulluar tenderin për rehabilitimin e njësisë A3 në Termocentralin Kosova A, me vlerë rreth 137 milionë euro – vetëm një ditë para afatit për dorëzimin e ofertave. Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, reagoi ashpër ndaj këtij vendimi, duke e cilësuar si hap që mund të fshehë një skemë korruptive. Ajo tha se tenderi është përcjellë me mungesë transparence dhe devijime për muaj me radhë, dhe ngriti një sërë pyetjesh rreth arsyes së pezullimit në momentin e fundit, fshirjes së ofertave nga sistemi dhe mundësisë së favorizimit të ndonjë kompanie. “Tenderi duhet të anulohet plotësisht dhe jo të rikthehet me të njëjtat parregullsi”, tha Bajrami, duke shtuar se qytetarët po paguajnë faturën për këto manovra nëpërmjet çmimit të lartë të importit të energjisë.

Kontrolloni gjithashtu

Oda e Mjekëve vendos flamurin e UÇK-së në prag të aktgjykimit në Hagë

Gjashtë ditë para shpalljes së aktgjykimit përfundimtar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe …