PDK akuzon dy ministra për keqpërdorim të 1.1 milionë eurove

Partia Demokratike e Kosovës ka akuzuar dy ministra të Qeverisë Kurti për keqpërdorim të rreth 1.1 milionë eurove nga buxheti i shtetit. Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, dhe avokati Faton Fetahu thanë se bëhet fjalë për një memorandum bashkëpunimi mes Ministrisë së Zhvillimit Rajonal dhe Caritas-it Zviceran, i cili sipas tyre është nënshkruar në kundërshtim me ligjin. Sipas tyre, kjo marrëveshje është bërë me pëlqimin e ministres së Jashtme, Donika Gërvalla, dhe është firmosur nga ministri për Zhvillim Rajonal, Fikrim Damka. PDK thekson se Caritas-i është një organizatë joqeveritare dhe nuk mund të trajtohet si palë në një marrëveshje ndërkombëtare me obligime financiare ndaj buxhetit të shtetit. Avokati Faton Fetahu tha se marrëveshja bie ndesh me katër ligje të ndryshme dhe kërkoi nga organet e drejtësisë që të nisin hetimet urgjentisht.

Kontrolloni gjithashtu

Sonja Biserko: Vuçiq ka humbur legjitimitetin, qytetarët serbë janë të vetëdijshëm se Kosova është e humbur

Kryetarja e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut, Sonja Biserko, ka deklaruar se …