Valon Murati: Në Kuvend po normalizohet bllokada, kemi krizë të rëndë institucionale

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka deklaruar se Kuvendi i Kosovës po kalon një krizë të rëndë institucionale, ndërsa ka paralajmëruar se po ndodh normalizimi i bllokadës politike. Murati tha se vendi ka ngecur që në hapin e parë, në konstituimin e Kuvendit, dhe se mungesa e konsensusit po zvarrit procesin në mënyrë të panevojshme, duke futur edhe Gjykatën Kushtetuese në çështje që janë kryekëput politike. Ai theksoi se vendit i duhen institucione funksionale, sidomos përballë sfidave të reja ndërkombëtare. Murati u bëri thirrje të gjitha partive, përfshirë opozitën, që të kontribuojnë në tejkalimin e këtij ngërçi, duke theksuar se përgjegjësinë më të madhe e kanë ata që kanë marrë më së shumti vota nga qytetarët. Situata në Kuvend mbetet pa një zgjidhje, ndërsa pasiguria për formimin e institucioneve po rritet.

Kontrolloni gjithashtu

Sonja Biserko: Vuçiq ka humbur legjitimitetin, qytetarët serbë janë të vetëdijshëm se Kosova është e humbur

Kryetarja e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut, Sonja Biserko, ka deklaruar se …