leoni

Të dyshuar për sulmin në Banjskë, shfaqen afër Presidencës së Serbisë

Në parkun “Pionir” të Beogradit, pranë ndërtesës së Presidencës së Serbisë, janë parë persona që dyshohet se janë të përfshirë në sulmin e armatosur në Banjskë, më 24 shtator të vitit të kaluar. Sipas raportimeve, njëri nga të akuzuarit nga Prokuroria Speciale e Kosovës për terrorizëm është parë në mesin e një grupi burrash me veshje identike, gjatë protestës së Vidovdanit më 28 qershor, pranë forcave policore serbe. Ndërsa autoritetet serbe nuk kanë reaguar, opozita dhe shoqëria civile po paralajmërojnë për lidhjet e strukturave shtetërore me rrjetet paralele të sigurisë. Aleksandar Radovanoviq nga Lëvizja e Qytetarëve të Lirë tha se prania e tyre në publik dëshmon përkrahjen e qeverisë serbe ndaj grupit të Milan Radoiçiqit, i cili kishte pranuar publikisht se udhëhoqi sulmin në Banjskë ku mbeti i vrarë një polic i Kosovës. Ndërkohë, Bojana Sellakoviq nga Konventa Kombëtare për BE-në tha se mosndëshkueshmëria dhe lëvizja e lirë e personave të kërkuar në qendër të Beogradit përbën kërcënim për rendin dhe sigurinë publike.

Kontrolloni gjithashtu

Sonja Biserko: Vuçiq ka humbur legjitimitetin, qytetarët serbë janë të vetëdijshëm se Kosova është e humbur

Kryetarja e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut, Sonja Biserko, ka deklaruar se …