OVL e UÇK-së akuzon Kurtin për “tradhti morale” dhe reagon ndaj bllokadës politike në Kuvend

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të kryeministrit në dorëheqje, Albin Kurti, për ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë, Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin. Në një reagim publik, OVL e UÇK-së e ka quajtur deklaratën e Kurtit një “sulm të turpshëm dhe të papërgjegjshëm” dhe e ka akuzuar atë për “tradhti morale” ndaj luftës për liri. Sipas kësaj organizate, pretendimet se Thaçi dhe Veseli po japin direktiva politike nga Haga janë të rrezikshme, si në aspektin ligjor ashtu edhe moral. “Në vend që të mbrojë qytetarët e Kosovës nga padrejtësitë ndërkombëtare, Kurti po i bashkohet akuzave kundër luftës sonë të shenjtë”, thuhet në reagimin e veteranëve. OVL e UÇK-së ka kritikuar edhe bllokadën institucionale në Kuvendin e Kosovës, duke e cilësuar si të pajustifikueshme dhe të rrezikshme për stabilitetin dhe demokracinë në vend. “Luftëtarët e UÇK-së nuk dhanë gjakun për një Kosovë të bllokuar dhe për politikë të verbër e destruktive”, thuhet më tej në deklaratë. Këto qëndrime u bënë publike pas mbledhjes së rregullt të OVL-së, të mbajtur më 4 korrik, ku u diskutuan me shqetësim zhvillimet e fundit politike dhe ndikimi i tyre në rendin demokratik dhe unitetin shtetëror.

 

Kontrolloni gjithashtu

Jasharët e Prekazit nuk e mbrojtën vetëm pragun e shtëpisë, por dinjitetin e shqiptarëve

Bedri Hamza: Një nga urat në veri kushtoi 10 herë më shumë, ekziston rreziku i vërshimeve

Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Bedri Hamza, ka shprehur shqetësim lidhur me një nga urat …