KDI ka folur për një situatë të kundërligjshme, të cilën kryetarja Osmani është duke e toleruar që afro 3 muaj

Eugen Cakolli: Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, nga Vetëvendosje, e mbylli sërish seancën në mënyrë arbitrare

Egugn Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës ka vlerësuar se seanca e radhës së Kuvendit është mbyllur në mënyrë arbitrare. Ai ka shkruar se kryesuesi i saj, deputeti më i vjetër, Avni Dehari, nga Lëvizja Vetëvendosje, e mbylli sërish seancën në mënyrë arbitrare, siç ka bërë 33 herë deri tani. “Pas mbylljes, partitë e tjera ‘vazhduan’ me fjalime politike, duke simuluar një seancë që nuk ka asnjë vlerë procedurale dhe bie ndesh me Rregulloren. Me një pjesëmarrje minimale të deputetëve të LVV-së, sot ekzistonte mundësia që partitë e tjera, me pjesëmarrje të plotë dhe vota ‘kundër’, ta rrëzonin zyrtarisht mocionin lidhur me votimin e fshehtë” ka vlerësuar Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Gegë Lleshi, merr pjesë në Konferencën Ndërkombëtare ASDA 2026 në Zagreb

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Gegë Lleshi, së bashku me delegacionin e Ministrisë së Mbrojtjes, po merr …