Avokati i Popullit, Naim Qelaj ka drejtuar kritika të shumta ndaj Gjykatës së Hagës e cila po akuzon drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai ka theksuar se zgjatja e paraburgimit për të akuzuarit në Dhomat e Specializuara në Hagë, është e papranueshme dhe në kundërshtim me standardet e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. të drejtë dhe të barabartë dhe cenon të drejtën e personave të akuzuar që të mbrohen në liri. “Po bëhen pesë vite nga kur ka filluar funksionimi i kësaj gjykate. Unë konsideroj që ka shumë dilema lidhur me atë se a po respektohen standardet për një gjykim të drejtë dhe të paanshëm. Ka munguar një transparencë e kësaj gjykate për t’i dhënë përgjigje pyetjeve, shqetësimeve dhe dilemave të opinionit publik. Natyrisht janë çështje të ndërlikuara, delikate, të ndjeshme, për të cilat unë konsideroj që edhe institucionet vendore është dashur që të bëjnë më shumë në drejtim të monitorimit të këtij procesi gjyqësor, për t’u garantuar dhe për t’u siguruar që po garantohen dhe po respektohen këto standarde”, ka theksuar mes tjerash, Avokati i Popullit, Naim Qelaj.
