Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Kurti dhe VV po e mbajnë peng shtetin – zgjidhja është tërheqja e qeverisë

Pas dështimit të radhës për konstituimin e Kuvendit, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje dhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, se po e mbajnë peng shtetin. Haradinaj tha se Kurti nuk ka shumicë parlamentare dhe nuk dëshiron ta krijojë atë. Ai kritikoi mënyrën e formimit të komisionit për votim të fshehtë dhe tha se edhe presidentja ka vërejtur shkelje në këtë proces. “Ne jemi peng i VV-së dhe Kurtit. Ai nuk e ka shumicën politike, nuk dëshiron me e bë. Komisioni për votim të fshehtë u bë pa dakordim të Kuvendit, edhe presidentja tha. Kërkojmë me u kthye në kushtetutshmëri, jemi peng i tij. Ai e ka nda mendjen me bo keq për Kosovën,” deklaroi Haradinaj. Sipas tij, zgjidhja nuk qëndron në një mocion, por në tërheqjen e qeverisë në detyrë.

Kontrolloni gjithashtu

Bekë Berisha: Gjendja në kampet e Policisë së Kosovës është e tmerrshme

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, ka reaguar ashpër për gjendjen në …