Sot u mbajt takim për hartimin e buxhetit me strukturat udhëheqëse të arsimit në komunë e Malishevës, me qëllim të harmonizimit dhe planifikimit të nevojave buxhetore për vitin 2026.
Gjatë këtij takimi të cilin e udhëhoqi, Blerim Thaçi, drejtor për Ekonomi, Financë dhe Buxhet, ku e shoqëronin, Valentinë Krasniqi, Zyrtare Kryesore Financiare dhe Enver Mazreku, zyrtar financiar nga drejtoria për arsim dhe edukim, ku diskutuan prioritetet kryesore për investimet në infrastrukturën shkollore, sigurimin e mjeteve mësimore, përmirësimin e kushteve të punës për mësimdhënësit si dhe avancimin e cilësisë në arsim.

Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
