LB: Lista Serbe po luan me Kosovën

Lëvizja për Bashkim ndërpret veprimtarinë politike: ‘Nuk ia dolëm, por mbetemi krenarë për çdo hap

Lëvizja për Bashkim ka njoftuar zyrtarisht ndërprerjen e veprimtarisë së saj politike, përmes një letre publike përshëndetëse drejtuar qytetarëve. Në këtë letër, theksohet se vendimi nuk është pasojë e humbjes së besimit tek idealet që përfaqësonte lëvizja, por një reflektim i sinqertë mbi sfidat e përballura dhe realitetin politik në të cilin vepronte. “Ka çaste kur një lëvizje nuk shuhet sepse nuk beson mjaftueshëm, por sepse bota mund të mos jetë gati ta dëgjojë,” thuhet në letrën përmbyllëse. Në deklaratë theksohet se qëllimi i Lëvizjes për Bashkim ka qenë forcimi i sovranitetit të Kosovës dhe bashkimi kombëtar përmes një platforme të ndërtuar mbi reciprocitetin dhe të drejtën për vetëvendosje. Duke u shprehur “të mërzitur që nuk kemi arritur të bëjmë më shumë”, përfaqësuesit e kësaj lëvizjeje theksojnë se largohen nga skena politike me dinjitet dhe me mirënjohje për të gjithë ata qytetarë që i mbështetën, si dhe për mediat që u dhanë hapësirë zërit të tyre. “Edhe pas kësaj dite, vizioni ynë do të mbetet i vetmi që siguron forcimin e sovranitetit të Kosovës dhe hapjen e perspektivës për zhvillim të gjithëmbarshëm, deri në ditën e madhe të bashkimit të shqiptarëve”, përfundon letra.

Kontrolloni gjithashtu

Serwer

Daniel Serwer: Dialogu Kosovë–Serbi rrezikon kthimin në pikën zero, prioriteti duhet të jetë NATO

Eksperti amerikan për Ballkanin, Daniel Serwer, ka paralajmëruar se procesi i dialogut ndërmjet Kosovës dhe …