Fitim Selimi

Dr. Fitim Selimi kritikon qasjen e Kurtit: Kur mungon burrështetësia, humbet kohezioni shtetëror

Doktori i luftës dhe analisti politik, Fitim Selimi, ka reaguar ashpër ndaj situatës aktuale politike në vend, duke kritikuar kryeministrin Albin Kurti për mungesë burrështetësie dhe qasje përçarëse në udhëheqjen shtetërore. Në një postim publik, Selimi thekson se vendi po kalon një “maratonë të vendnumërimit” në krijimin e institucioneve, ndërkohë që mungesa e liderëve me vizion e ka lënë shtetin pa kohezion të brendshëm. “Duhet kuptuar që shteti nuk mbahet me retorikë përçarëse, as me protagonizëm personal. Kosova ka nevojë për burrështetas që ndërtojnë ura, jo që ngritin mure rreth vetes,” shkruan Selimi. Ai akuzon Kurtin për mungesë dialogu, përjashtim të të tjerëve dhe për një qasje ideologjike që, sipas tij, nuk i shërben strategjisë shtetërore. “Burrështetasi nuk është ai që fiton zgjedhje, por ai që ndërton institucione, që bashkon popullin dhe që mbjell stabilitet. Albini nuk e ka të qartë se koha e aktivistëve ka kaluar qëmoti – tani është koha e përgjegjësisë shtetërore,” thotë ndër të tjera Selimi. Sipas tij, mungesa e cilësive shtet formuese te Kurti e ka bërë atë “të rrezikshëm për vendin” dhe për proceset e brendshme demokratike.

Kontrolloni gjithashtu

Pensionistët e TMK-së dhe FSK-së themelojnë Shoqatën “Elita”

Një grup pensionistësh nga radhët e TMK-së dhe FSK-së kanë themeluar shoqatën “Elita”, me qëllim …