KEK merr dritë të gjelbër për tenderin 137 milionësh, reagim i ashpër nga Hykmete Bajrami

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) njoftoi se ka marrë miratimin nga Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP) për të vazhduar me tenderin 137 milionë euro për Rehabilitimin dhe Modernizimin e Njësisë A3. Por vendimi ka nxitur reagime të ashpra nga deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, e cila kritikoi mungesën e studimit të fizibilitetit dhe procesin që po zhvillohet pa specifikacione teknike. Ajo paralajmëroi se nga 6 ofertuesit, do të fitojë “më i shkathëti në negociata”. “Importi i energjisë po rritet, njësoj edhe fitimet e kompanive si EFT e NOA, ndërsa kostoja po u faturohet qytetarëve në çdo produkt e shërbim. Korrupsioni është tu e shkatërru këtë vend”, shkroi ajo në rrjete sociale.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …