Tema të tjera...
Kryeministri në detyrë Albin Kurti dhe kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, janë në kontakte të vazhdueshme për të gjetur një marrëveshje që do ta zhbllokonte Kuvendin dhe do të mundësonte formimin e Qeverisë së re. Burime të afërta konfirmojnë se këtë javë pritet një takim i ri mes tyre, ndërsa Limaj ka paralajmëruar publikisht ftesë për Kurtin për një bisedë të drejtpërdrejtë. “Me bisedime gjithmonë ka diçka që sjell rezultate”, tha ai. Negociatat po zhvillohen rreth kërkesave të Nismës për pozitën e kryetarit të Kuvendit dhe një paketë ligjore, që përfshin edhe uljen e pragut zgjedhor. Deri tani nuk ka marrëveshje, por Kurti e ka përshkruar atmosferën si “shumë më të mirë sesa hapat konkretë”. Afati kushtetues për konstituimin e Kuvendit përfundon më 26 korrik.