leoni

Anton Quni e konfirmon kandidaturën e tij për postin e kryetarit të Lidhjes Demokrarike të Kosovës

Anton Quni bën thirrje për unitet gjithëpartiak: “Gjendja në vend është e rrezikshme”

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni, ka bërë thirrje për unitet të gjerë politik pas përfundimit të përpjekjes së 47-të të pasuksesshme për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, duke e cilësuar gjendjen aktuale në vend si “të rrezikshme”. “Në këtë gjendje të rrezikshme, nuk ka kuptim të bëhemi të rrezikshëm për njëri-tjetrin. Të jemi unik si kurrë më parë, dhe të rrezikshëm vetëm për ata që nuk e duan Kosovën,” deklaroi Quni nga foltorja e Kuvendit. Ai u bëri thirrje të gjithë spektrit politik – fituesve dhe humbësve – që të bashkohen për të tejkaluar krizën aktuale dhe për të ruajtur besueshmërinë e Kosovës përballë partnerëve ndërkombëtarë, veçanërisht NATO-s dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. “Të bëhemi bashkë, fituesit dhe humbësit, vetëm kështu jemi përgjegjës para qytetarëve dhe të besueshëm për NATO-n dhe SHBA-në,” shtoi Quni. Mirëpo, ndërhyrja e kryesuesit të seancës, deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Dehari, e ndërpreu fjalën e Qunit. Dehari kërkoi nga regjisë që të ndërpritet transmetimi i deklaratës së deputetit të LDK-së, duke shkaktuar reagime në sallë.

Kontrolloni gjithashtu

Shukri Buja

Shukri Buja reagon pas vendimit të Themelores: “Vendim i pabazë, tentim për të më ndalur politikisht në Lipjan”

Shukri Buja, kandidat i PDK-së,  për kryetar të Komunës së Lipjanit, ka reaguar ashpër ndaj …