Më 21 dhe 22 korrik organizohen Degjimet Buxhetore në Ferizaj

Kryetari i Komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu në koordinim me zyrtarët dhe Drejtorët e Drejtorive komunale dhe në bashkëpunim me Zyrën për Komunikim me Publikun, publikojnë kalendarin e dëgjimeve buxhetore publike me qytetarë për përgatitjen e buxhetit për vitin 2026.

Të hënën me 21 korrik nga ora 10.00 në sallën e Kuvendit komunal takim me OJQ-të, të rinjtë, sportistë dhe media, derisa në ora 14.00 në sallën e Kuvendit të komunës organizohet Dëgjim Buxhetor me grupet e interesit (Biznese dhe Fermerë).

Të martën me 22 korrik nga ora 10.00 në sallën e Kuvendit komunal takim me Drejtorët e Shkollave Fillore dhe të Mesma nga komuna e Ferizajt, ndërsa në ora 14.00 në sallën e Kuvendit të komunës organizohet Dëgjim Buxhetor me grupe të nënpërfaqësuara (pensionistë, persona me aftësi të kufizuar etj).

Kontrolloni gjithashtu

Smajl Latifi: Mërgimtarët janë pjesë e pandashme e zhvillimit të komunës sonë

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi në postimin e tij në facebook, ka …