Xhevahire Izmaku: Marrëveshja Kurti–Limaj mund të arrihet këtë fundjavë

Deputetja e Nismës Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku, ka deklaruar se pret që këtë fundjavë të arrihet marrëveshja ndërmjet kreut të kësaj partie, Fatmir Limaj, dhe kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për ndarjen e pushtetit dhe për funksionalizimin e institucioneve të reja të Kosovës. Izmaku tha se Nisma nuk ka hequr dorë nga kërkesa që Fatmir Limaj të udhëheqë Kuvendin e Kosovës si kryetar i tij. Ajo theksoi se Limaj po dëshmon gatishmëri për të tejkaluar egot personale dhe partiake, duke shtuar se vendi ka nevojë për lidership të matur dhe për dialog politik të përgjegjshëm. Deputetja e Nismës shprehu optimizëm se “epilogu i kafes apo drekës” mes liderëve politikë do të jetë pozitiv dhe do të prodhojë institucione funksionale për vendin.

Kontrolloni gjithashtu

OVL-UÇK: Reagimi i Policisë së Kosovës ndaj protestës së PSD-së dhe ishte i tepruar dhe jo i duhur

OVL e UÇK-së dënon thirrjet nga Serbia ndaj ish-luftëtarëve: Synim kriminalizimi i luftës çlirimtare

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka reaguar ashpër ndaj, siç …