Jakup Nura: PDK-ja mbështet Limajn për kryetar Kuvendi, jo Qeverinë Kurti 3

Deputeti i PDK-së, Jakup Nura, ka deklaruar se Partia Demokratike e Kosovës është e gatshme ta mbështesë Fatmir Limajn, kryetar i Nismës, për postin e kryetarit të Kuvendit, por jo edhe një qeveri të re të udhëhequr nga Albin Kurti. Nura theksoi se PDK-ja nuk do të votojë në asnjë mënyrë për një “Qeveri Kurti 3”. Ai gjithashtu ka vërejtur se partia në pushtet po e merr seriozisht afatin 30-ditor të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese për konstituimin e Kuvendit dhe po përpiqet të gjejë një zgjidhje në ditët e fundit të këtij afati. Sipas Nurës, janë bërë përpjekje konkrete për ndërtimin e një koalicioni ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Nismës Socialdemokrate, për të shmangur shkuarjen në zgjedhje të reja, që, siç u shpreh ai, nuk i konvenon asnjërës palë.

Kontrolloni gjithashtu

Ambasadori Rudolph thotë se Kosova rrezikon t’i humbasë fondet nëse s’ka Kuvend deri në fund të muajit

Ambasadori gjerman në Kosovë, Rajner Rudolph, ka folur rreth krijimit të institucioneve, duke ngritur shqetësimin …