Komisioni Qendror Zgjedhor e miraton dizajnin e dy fletëvotimeve për zgjedhjet lokale

KQZ: VV me më së shumti shpenzime në tre muajt e fundit, AAK-ja më pakta

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar sot raportin e shpenzimeve për periudhën prill-qershor nga partitë politike të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës. Sipas të dhënave zyrtare, Lëvizja Vetëvendosje ka shpenzuar më së shumti – rreth gjysmë milioni euro gjatë tre muajve të fundit. Partia Demokratike e Kosovës renditet e dyta me 263 mijë euro të shpenzuara, ndërsa pas saj vjen Lidhja Demokratike e Kosovës me 230 mijë euro. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka shënuar shpenzimet më të ulëta, me gjithsej 54 mijë euro për periudhën tremujore. Këto shifra tregojnë një dallim të madh në mënyrën e menaxhimit financiar ndërmjet subjekteve politike, ndërsa Vetëvendosje vazhdon të kryesojë edhe në aspektin e shpenzimeve, përveç se në numrin e votave.

Kontrolloni gjithashtu

Mandatari për kryeministër të vendit, Avdullah Hoti sot e prezanton programin e tij qeverisës

Avdullah Hoti: Zgjedhjet në kohë festash të papërshtatshme, por jetike për kthimin e normalitetit

Ish deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka kritikuar vendimin për mbajtjen e zgjedhjeve më 28 …