Hysni Gucati: Thaçi dhe të tjerët nuk mërziten, janë të bindur se do të dalin fitimtarë

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, ka reaguar pas rrëzimit të mocionit të mbrojtjes në Gjykatën Speciale në Hagë, që kërkonte heqjen e disa fakteve materiale nga aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.  Gucati e ka cilësuar vendimin si të njëanshëm dhe politik, duke thënë se gjykata po vepron me shpejtësi të dyshimtë dhe pa drejtësi. “Kemi thënë me kohë që kësaj gjykate nuk duhet t’i besohet. Na befasoi vendimi brutal që u mor pas vetëm shtatë-tetë minutash pauzë. Ne ndjehemi si pa zot shtëpie, sepse institucionet tona nuk po interesohen për këta burra të shtetit”, tha Gucati. Ai shtoi se pavarësisht vendimeve të fundit, të akuzuarit në Hagë mbeten të qetë dhe të bindur në pafajësinë e tyre. “Ata nuk mërziten fare. Thonë se padrejtësia mund të ndodhë politikisht, por për krime lufte – asnjëherë. Janë të bindur se do të dalin fitimtarë”, përfundoi Gucati.

Kontrolloni gjithashtu

Korrik 1998 Beteja për Mbrojtjen e  Rahavecit

Korrik 1998 ka filluar Beteja për Mbrojtjen e  Rahavecit. Atë ditë komandanti, Agim Çelaj, i …