leoni

Lutfi Haziri: Kur nuk ka qeveri të legjitimuar, është qeveri në detyrë – Kurti s’mund të jetë edhe deputet edhe ministër

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka theksuar se çdo qeveri pa legjitimitet të ri parlamentar duhet të konsiderohet si “në detyrë”. Ai kujtoi rastin e ish-kryeministrit Isa Mustafa, i cili, sipas tij, vazhdoi si kryeministër në detyrë deri në betimin e deputetëve të rinj, ndërsa ministrat e qeverisë u tërhoqën për të marrë ulëset në Kuvend. Haziri ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje dhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, duke i akuzuar për tejkalim të kompetencave kushtetuese, pasi një pjesë e ministrave janë edhe deputetë. “Ata që e duan Republikën, e ruajnë dhe e respektojnë. Sovraniteti nuk është veç në një copë toke, por në sallën e Kuvendit të Republikës dhe në zemrën e Kushtetutës së Republikës”, tha Haziri. Ai paralajmëroi se nëse nuk respektohen rregullat kushtetuese për ndarjen e pushteteve, atëherë koncepti i shtetit ligjor rrezikohet seriozisht.

Kontrolloni gjithashtu

Duda Balje: Limaj ka më shumë gjasa se Haxhiu për kryetar Kuvendi

Deputetja nga komuniteti boshnjak, Duda Balje, ka deklaruar se lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, …