Abdixhiku

Lumir Abdixhiku: Nuk pres zgjidhje, Kosova në përmbysje të rendit kushtetues

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se nuk sheh as prit ndonjë zgjidhje për ngërçin politik në ditët e mbetura të afatit kushtetues për konstituimin e Kuvendit. Ai kritikoi kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, duke thënë se “nuk sheh nguti për të bërë zgjidhje politike” dhe se Vetëvendosje po e uzurpon edhe ulësen e Kuvendit, duke mos lënë hapësirë për zhvillim demokratik e fjalë të lirë. Sipas Abdixhikut, mosrespektimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese për përmbylljen e seancës konstituive deri më 26 korrik përbën “përmbysje të rendit kushtetues”. Ai paralajmëroi se pas përfundimit të këtij afati, do të nevojitet një interpretim i ri nga Gjykata. Aktgjykimi aktual i Kushtetueses i obligon deputetët të përfundojnë seancën konstituive brenda 30 ditësh, por partitë nuk po arrijnë pajtim për mënyrën e votimit të kryetarit të Kuvendit.

Kontrolloni gjithashtu

Trump

Donald Trump, nënshkruan ligjin e mbrojtjes me fokus marrëdhëniet Kosovë-Serbi

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka nënshkruar Ligjin e Autorizimit të Mbrojtjes Kombëtare për vitin fiskal …