FSK forcon bashkëpunimin me ushtrinë shqiptare – vizitë zyrtare në FARSH

Në kuadër të bashkëpunimit ushtarak ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, një delegacion nga Komanda e Logjistikës së FSK-së realizoi një vizitë zyrtare në Shqipëri. Delegacioni, i kryesuar nga zëvendëskomandanti i Komandës së Logjistikës, kolonel Mehmet Lladrovci, u prit nga drejtues të lartë të FARSH, përfshirë gjeneral brigade Aleksandër Pando dhe gjeneral brigade Vehbije Kuti. Gjatë vizitës, u zhvilluan takime në fushat e logjistikës dhe shëndetësisë ushtarake, ku palët diskutuan mbi strukturat dhe kapacitetet përkatëse, si dhe mundësitë për shkëmbim përvojash dhe bashkëpunim të zgjeruar. Të dyja palët rikonfirmuan përkushtimin për të thelluar më tej marrëdhëniet ndërmjet dy ushtrive.

Kontrolloni gjithashtu

Marta Kos: BE-ja duhet të vlerësojë në çfarë mase Serbia është ende e sinqertë me rrugën e saj evropiane

Komisionerja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka deklaruar se Bashkimi Evropian duhet të vlerësojë seriozisht …