leoni

Bekim Collaku

Çollaku: Qeveria Kurti solli vetëm frikë dhe tensione, jo paga më të larta apo zhvillim ekonomik

Opinionisti Bekim Çollaku ka adresuar kritika të ashpra ndaj qeverisjes së Albin Kurtit, duke theksuar se Vetëvendosja nuk ka dëshmuar kapacitet për të menaxhuar postin e kryeministrit dhe se vendi ka përjetuar më shumë kriza se sa përparim. Çollaku deklaroi se gjatë këtij mandati qeverisës nuk është shënuar asnjë përparim në fushat kyçe të ekonomisë apo mirëqenies sociale. Ai theksoi se, përkundrazi, është rritur ndjeshëm pasiguria dhe frika për një konflikt të mundshëm me Serbinë. “Vetëvendosja nuk ka kuadro për postin e kryeministrit. Të paktën nga ajo që kemi parë në këtë mandat qeverisës”, tha Çollaku. Sipas tij, në vend të zhvillimit ekonomik dhe rritjes së pagave, vendi është përballur me krizë të vazhdueshme politike dhe tensione në rritje me Serbinë. “Narrativa e luftës është bërë e përditshme, ndërkohë që mirëqenia ka mbetur në vendnumëro”, shtoi ai. Çollaku i konsideroi të pafalshme gabimet e bëra nga kryeministri Kurti, duke theksuar se riparimi i tyre do të jetë i vështirë. Ai tha se nuk e fajëson Fatmir Limajn për afrimin me Kurtin, duke theksuar se përgjegjësia për situatën duhet kërkuar te partitë opozitare që nuk arritën një konsensus për postin e presidentit.

Kontrolloni gjithashtu

Hykmete Bajrami: Përjashtimi i 1.300 kompanive nga tregu i rregulluar i energjisë është i dhunshëm

Deputetja e LDK, Hykmete Bajrami, ka reaguar ashpër ndaj mënyrës se si po zbatohet liberalizimi …