leoni

Aidan Hehir: Prokuroria e Gjykatës Speciale po provon të dëshmojë se Shtabi i UÇK-së ishte një ndërmarrje e përbashkët kriminale

Veteranët e UÇK-së: Gjykata Speciale po cenon rëndë të drejtën për mbrojtje të barabartë

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka reaguar ashpër ndaj vendimeve të fundit të trupit gjykues në Gjykatën Speciale në Hagë, duke i cilësuar ato si cenim të rëndë të të drejtave procedurale të mbrojtjes. Sipas qëndrimit zyrtar të kësaj organizate, koha e parashikuar për përgatitjen e mbrojtjes është shkurtuar në mënyrë drastike dhe pa paralajmërim, duke u lënë avokatëve vetëm katër javë kohë, në kontrast me përgatitjet dhjetëvjeçare të Prokurorisë. “Ky disproporcion tronditës rrënon çdo parim të drejtësisë së balancuar,” thuhet në deklaratë. Sipas veteranëve, vendimet janë marrë në mënyrë të njëanshme dhe pa respekt ndaj palës mbrojtëse, çka sipas tyre, e largon procesin nga drejtësia dhe e afron me qëllime politike. Veteranët theksojnë se kjo gjykatë po shndërrohet në një “sulm procedural të strukturuar ndaj së vërtetës për luftën çlirimtare”, ndërsa akuzojnë për standarde të dyfishta dhe trajtim të pabarabartë të palëve. Në fund të deklaratës, Organizata e Veteranëve u bën thirrje institucioneve ndërkombëtare, trupave monitoruese dhe organizatave për të drejtat e njeriut që të reagojnë urgjentisht dhe të kërkojnë rikthimin e barazisë procedurale në këtë proces gjyqësor.

Kontrolloni gjithashtu

Haziri pas veprimit të Osmanit: Nga sot, Republika në dorë të Presidentes

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka reaguar pas vendimit të Presidentes së …