Njoftim nga komuna e Rahovecit

Drejtoria e Shërbimeve Publike të komunës së Rahovecit ju njoftojmë se sot më 23 korrik, nga ora 03:00 e mëngjesit, do të fillojë asfaltimi i rrugës me katër korsi, në segmentin nga pika “Termosistem Osa” në drejtim të fshatit Fortesë.

Segmenti që do të asfaltohet ka gjatësi prej 1200 metrash dhe është pjesë e projektit për ndërtimin e rrugës me katër korsi, që po realizohet me standarde moderne.

Ky investim i rëndësishëm po e shndërron Rahovecin në një qendër strategjike të zhvillimit dhe lidhjes infrastrukturore në nivel lokal e rajonal.

Kontrolloni gjithashtu

Sektori i Rinisë – Ferizaj, ju fton të bëheni pjesë e edicionit të tretë të çmimeve

Komuna e Ferizajt u vlerësua në edicionin e kaluar të Çmimeve të Vullnetarizmit të Vitit …