Haziri pas veprimit të Osmanit: Nga sot, Republika në dorë të Presidentes

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka reaguar pas vendimit të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, për t’iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese lidhur me një konflikt të mundshëm kompetencash, sipas nenit 113(3)(1) të Kushtetutës. Haziri ka vlerësuar se ky veprim i Presidentes përfaqëson një kthesë të rëndësishme institucionale dhe ka për qëllim zhbllokimin e situatës politike për konstituimin e Kuvendit. “Nga sot, Republika në dorë të Presidentes! Gjykata Kushtetuese është rruga e vetme për ta ushtruar rolin e saj. Vjosa nuk i ka duart e lidhura ma. Të tjerët kanë me përcjellë! E theu rrethin 5-vjeçar!”, ka shkruar Haziri. Presidentja Osmani ka kërkuar nga Gjykata Kushtetuese interpretim lidhur me kufizimet dhe kompetencat e saj në kontekstin e ngërçit institucional, në përpjekje për të gjetur një zgjidhje brenda kuadrit kushtetues.

Kontrolloni gjithashtu

Fitim Selimi

Fitim Selimi: Më 12 shtator do të jem në Marshin për Liri, për drejtësi dhe për të vërtetën e UÇK-së

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fitim Selimi, ka ftuar qytetarët që më 12 shtator …