Avokati Bajraktari kritikon aktgjykimin e Kushtetueses: Paqartësi për pasojat pas afatit 30-ditor

Avokati Ardian Bajraktari ka vënë në pah mungesën e qartësisë në aktgjykimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me çështjen e konstituimit të Kuvendit të Kosovës. Sipas tij, edhe pse gjykata ka përcaktuar një afat 30-ditor për përmbushjen e detyrimeve, ajo nuk ka sqaruar se çfarë ndodh nëse ky afat tejkalohet. Bajraktari tha se: Vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të detyrueshme për zbatim nga gjyqësori dhe të gjitha palët e adresuara. Megjithatë, në këtë aktgjykim ka mungesë qartësie, sidomos sa i përket pasojave që ndodhin pas përfundimit të afatit 30-ditor, deklaroi Bajraktari. Do të ishte ndihmuese që Gjykata të trajtonte më drejtpërdrejt çështjet e ngritura nga subjektet politike dhe të sqaronte nëse veprimet e kryesuesit teknik para publikimit të aktgjykimit kanë qenë në përputhje me Kushtetutën”, u shpreh ai. Sipas tij, kjo paqartësi institucionale mund të sjellë vonesa apo ngërçe në procesin e konstituimit dhe ndikon negativisht në sigurinë juridike dhe funksionalitetin e institucioneve demokratike.

Kontrolloni gjithashtu

Petrit Hajdari: PDK dëgjoi zërin tuaj, do të jem kandidat për kryetar të Drenasit

Petrit Hajdari ka konfirmuar zyrtarisht kandidaturën e tij për kryetar të Komunës së Drenasit nga …