Ehat Miftaraj

Ehat Miftaraj: Gjykata Kushtetuese pritet të vendosë për kërkesën e presidentes Osmani para 26 korrikut

Gjykata Kushtetuese e Kosovës mund të marrë vendim për kërkesën e presidentes Vjosa Osmani para datës 26 korrik, kur edhe skadon afati kushtetues për konstituimin e Kuvendit. Kështu ka deklaruar drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, duke e cilësuar këtë kërkesë si të paprecedent dhe me qëllim të ndaljes së krizës politike. Sipas Miftarajt, presidentja ka kërkuar masë të përkohshme për pezullimin e afatit kushtetues, në mënyrë që të mos ndodhë ndonjë shkelje nga Kuvendi në rast se ai konstituohet jashtë afatit të përcaktuar. “Nëse Gjykata Kushtetuese e pranon kërkesën si të pranueshme, ajo mund të vendosë shumë shpejt për masën e sigurisë, pa u futur në trajtimin meritues të lëndës”, tha Miftaraj.  Gjatë kësaj kohe, Gjykata mund të kërkojë mendime edhe nga gjykata simotra në rajon, për të bërë një analizë të thelluar. Presidentja Osmani, gjatë dorëzimit të kërkesës në fillim të javës, theksoi se pa pezullimin e afatit kushtetues, rrezikohet një shkelje serioze e rendit kushtetues, dhe u shpreh e bindur se Kushtetuesja do ta trajtojë me prioritet këtë çështje, që ndërlidhet direkt me krizën politike në vend. Kujtojmë se afati për konstituimin e Kuvendit skadon më 26 korrik, dhe vendimi i Gjykatës mund të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në hapat e mëtejmë institucionalë të vendit.

Kontrolloni gjithashtu

Analisti, Artan Behrami kritikon Albin Kurtin për veprime populiste

Artan Behrami: PDK nuk e mbështet qeverinë e re, Kosova duhet të shkojë sa më shpejt në zgjedhje

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, ka përsëritur qëndrimin e qartë të partisë …