Muhamet Hamiti: Deputetët e Vetëvendosjes po e arsyetojnë dhunën në Kuvend me kundërshtimin e “Zajednicës”

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Muhamet Hamiti, ka akuzuar deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje se në proceset gjyqësore po përpiqen të arsyetojnë veprimet e dhunshme që kanë ndërmarrë dikur në Kuvend, duke i lidhur ato me kundërshtimin e “Zajednicës”. Hamiti ka thënë se, ndonëse LV-ja dikur e kundërshtonte ashpër Asociacionin e komunave me shumicë serbe, kryeministri i atëhershëm Albin Kurti ka pranuar një formë më të avancuar të tij përmes marrëveshjeve të Brukselit dhe Ohrit të vitit 2023. “Deputetët e LV-së po e arsyetojnë dhunën e tyre në Kuvend, për çka shumë prej tyre janë në gjyq, me kundërshtimin e ‘Zajednicës’, siç e quajnë Asociacionin. Në të vërtetë, lideri i tyre suprem, deputeti Albin Kurti, ka pranuar më shumë se ‘Zajednicë’ me marrëveshjet e Brukselit/Ohrit në vitin 2023”, ka shkruar Hamiti. Ai ka shtuar se “vetë menaxhimi i serbëve”, i pranuar sipas tij nga Kurti, përbën autonomi politike-territoriale për serbët në Kosovë dhe bie ndesh me Kushtetutën e Republikës.

Kontrolloni gjithashtu

Ganimete Musliu: Dejona Mihali duhet të shpallet person non-grata, po i dirigjon deputetët e Vetëvendosjes se si të votojnë në Kuvend

Ganimete Musliu: PDK nuk do t’i nënshtrohet presionit për ta votuar presidentin e Vetëvendosjes

Deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka deklaruar se PDK-ja nuk …