Armend Zemaj

Armend Zemaj: Vetëvendosje e ka hallin te mungesa e votave për formim të Qeverisë

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka komentuar zhvillimet në Kuvendin e Kosovës, duke thënë se vendimi për masën e përkohshme nga Gjykata Kushtetuese vjen si përgjigje ndaj kërkesës së dorëzuar nga LDK. Sipas tij, ky vendim ka dy qëllime: të shmangë një vakum institucional që mund të keqpërdoret nga kryesuesi i seancës dhe të japë kohë për gjetjen e një zgjidhjeje. “Ndoshta për të krijuar hapësirë që Lëvizja Vetëvendosje të gjejë bashkëpunim, mirëkuptim dhe të krijojë mirëbesim për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit e për të kaluar më tej tek formimi i Qeverisë”, tha Zemaj. Megjithatë, ai shtoi se problemi thelbësor i Vetëvendosjes mbetet mungesa e votave për të formuar qeverinë. “Për pasojë, kjo ka çuar në bllokimin e Kuvendit,” theksoi Zemaj.

Kontrolloni gjithashtu

Hashim Thaçi: “Liria e Kosovës është monumenti i Adem Demaçit”

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një intervistë për “Klan Kosova” me gazetarin Adriatik Kelmendi, …