Lutfi Haziri akuzon pushtetin: “Po e kultivon parimin ‘sa më keq, aq më mirë’ kundër Republikës”

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka kritikuar ashpër pushtetin aktual, duke e akuzuar se po krijon qëllimisht kaos për të përfituar politikisht në dëm të Republikës së Kosovës. “Partia e parë po e kultivon parimin ‘sa më keq, aq më mirë kundër Republikës’”, tha Haziri, duke shtuar se LDK-ja mbetet mbrojtëse e vlerave të shtetësisë dhe bashkimit në dallime, ashtu siç e kishte paraparë themeluesi Ibrahim Rugova. Sipas tij, udhëheqësit aktual nuk e duan një shtet funksional të bazuar në Kushtetutë dhe po shmangen nga përgjegjësia. “Ata mund ta udhëheqin partinë e tyre në këtë formë, por jo Republikën,” u shpreh Haziri. Ai theksoi se rruga e vetme për të rikthyer besimin e qytetarëve në institucione mbetet ajo kushtetuese dhe përmes marrëdhënieve të bazuara në mirëbesim. “Parimet tona për ta ruajtur këtë Republikë janë të shenjta,” përfundoi Haziri.

Kontrolloni gjithashtu

Marta Kos: BE-ja duhet të vlerësojë në çfarë mase Serbia është ende e sinqertë me rrugën e saj evropiane

Komisionerja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka deklaruar se Bashkimi Evropian duhet të vlerësojë seriozisht …