Cikli i dëgjimeve buxhetore, vazhdoi në Drenoc, me banorët e fshatrave: Drenoc, Senoc, Pastasellë, Zatriq, Kaznik, Pataqan i Epërm, për t’i mbledhur kërkesat dhe nevojat mbi buxhetin e vitit 2026 të komunës së Rahovecit.
Nënkryetari Komunës së Rahovecit, z. Fatmir Iska, paraqiti informacionet kyçe lidhur me planifikimin dhe menaxhimin e buxhetit të komunës, si dhe tutje shpalosi në mënyrë më të detajuar buxhetin e Komunës së Rahovecit për vitin 2026.
Kërkesat që u parashtruan ishin:
Prioritet uji i pijshëm
Kubezimi i 12 rrugëve me gjatësi totale prej 2.5 km
Dy gropa septike në Drenoc
Ndërtimi i kanalit për ujërat atmosferike në zonat: te xhamia, lagjja e Zyberajve dhe te kooperativa – gjatësi 1.2 km
Zgjerimi dhe rregullimi i sheshit të fshatit
Rregullimi i muzeut të UÇK-së
Zgjidhja e problemeve me rrjetin e kanalizimeve në disa lagje
Rregullimi i rrugës fushore të njohur si “rruga e Maqinës”
Intervenime dhe mirëmbajtje në disa rrugë fushore të fshatit Drenoc
Rregullimi i fushës së sportit pranë shkollës së fshatit
Kubezimi i 5 segmenteve rrugore në gjatësi prej 300 m
Ndërtimi i shtegut të ecjes nga Lapidari deri te vendi i Masakrës
Rregullimi i dy përrenjve në Pastasel
Kubezimi i rrugës në lagjen e Mazrrekëve, në gjatësi prej 300 m
Vendosja e ndriçimit publik në disa lagje – gjatësi 700 m
Mirëmbajtja e kanalizimit në gjatësi 150 m
Mirëmbajtja e rrugëve fushore në territorin e fshatit
Rregullimi i rrugës kryesore në gjatësi prej 2,7 km
Rregullimi dhe gjelbërimi i dy hapësirave publike
Rrethimi i oborrit të odës së fshatit në gjatësi 150 m
Vendosja e kapakëve për pusetat ekzistuese
Asfaltimi i rrugës Pastasel–Baboc në gjatësi prej 2,5 km
Riparimi i rrugës në drejtim të fshatit Kaznik në gjatësi prej 30 m
Kubezimi i rrugës pranë odës së fshatit Senoc në gjatësi prej 600 m
Gropa septike në Senoc
Mirëmbajtja e drunjve dekorativ përgjatë rrugëve dhe hapësirave publike
Rregullimi i fushës së sportit pranë shkollës së fshatit
Rregullimi i objektit të shkollës në Senoc
Ndërtimi i trotuarit në qendër të fshatit për siguri dhe qarkullim më të lehtë
Mirëmbajtja e rrugëve fushore në Senoc.
Në vazhdën e debatit pati edhe biseda interaktive të përgjithshme rreth kërkesave të ndryshme
Grupi punues do t’i shqyrtojë pyetjet dhe kërkesat dhe në raportin final do t’i gjeni me arsyetime të sakta, i cili do të publikohet në ueb-faqen zyrtare të Komunës së Rahovecit.
Sugjerimet dhe kërkesat tuaja mund t’i parashtroni online përmes këtyre e-mail adresave: