Ramush Haradinaj për Tahir Sinanin: Ishte një bashkëluftëtar i paepur dhe i vendosur për çlirimin e trojeve shqiptare

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka nderuar kujtimin e Tahir Sinanit, duke e cilësuar atë si një bashkëluftëtar të paepur dhe të vendosur për çlirimin e trojeve shqiptare. Haradinaj theksoi se Sinani ishte gjithmonë në vijën e parë të luftës dhe i kushtoi jetën atdheut. Ai shtoi se veprat e tij do të mbesin përjetësisht pjesë e historisë së kombit shqiptar.

“Nga Tropoja në çdo vatër të qëndresës, bashkëluftëtari Tahir Sinani ishte në vijën e parë, i paepur dhe i vendosur për çlirimin e trojeve. Jetën ia kushtoi atdheut, dhe me veprën e tij hyri përjetësisht në historinë tonë. Lavdi jetës dhe sakrificës së Tahir Sinanit”, thuhet në postimin e kryetarit Haradinal në profilin e tij në facebook.

 

Kontrolloni gjithashtu

Blerta Deliu-Kodra

Deputetja Blerta Deliu-Kodra i ka reaguar ministres në detyrë, Albulena Haxhiut

Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra i ka reaguar ministres në …