Behrami uron shkuarjen e FSK-së në veri, bazuar në marrëveshjen e Hashim Thaçit me NATO-n

Deputeti i PDK-së, Artan Behrami përmes një postimi të tij në facebook, ka reaguar pasi FSK-ja sot ka zbarkuar në veri në bashkëpunim me KFOR-in.

Behrami e uroj shkuarjen e FSK-së atje, duke shtuar se një lëvizje e tillë është si rezultat i marrëveshjes së Presidentit Hashim Thaçi me NATO-n.

“Vjosa Osmani dhe Albin Kurti, çdo marrëveshje të Hashim Thaçit, nga Rambuje e deri te Marrëveshja e Uashingtonit: Një herë e kanë kundërshtuar, më pas e kanë demonizuar, më pas e kanë përqeshur.

Më pas e kanë pranuar! Në fund e kanë promovuar!”, shkroi Behrami.

Postimi i plotë:

Urime shkuarja e radhës e FSK-së në veri, bazuar në marrëveshjen e Hashim Thaçit me NATO-n.

E kam thënë:

Vjosa Osmani dhe Albin Kurti, çdo marrëveshje të Hashim Thaçit, nga Rambuje e deri te Marrëveshja e Uashingtonit:

Një herë e kanë kundërshtuar, më pas e kanë demonizuar, më pas e kanë përqeshur.

Më pas e kanë pranuar!

Në fund e kanë promovuar!

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Sejdiu: Situata e krijuar pas reciprocitetit të targave, thjeshtë është zbatim i një marrëveshjeje

Dardan Sejdiu: SHBA po i dërgon Kosovës paralajmërimin e fundit për energjinë dhe investimet strategjike

Analisti politik Dardan Sejdiu ka deklaruar se letra e publikuar së fundmi nga diplomatja amerikane …