Faton B.Mehmetaj: Albin Kurti e ka shndërruar Kuvendin e Kosovës në cirk!

Faton B.Mehmetaj Partia e Vetëvendosjes që i fitoi shumicën e votave në zgjedhjet e fundit e ka shndërruar Kuvendin e Kosovës në një cirkë të vërtetë. Si duket ky ishte projekti i liderit të kësaj partije. Fillimisht bëri rezistencë për ta penguar dhe për ta ndaluar shpalljën e pavarësisë me 17 shkurt të vitit 2008. Edhe pas shpalljës së pavarësisë nuk e pranoi shtetin e Kosovës, organizoi në vazhdimësi protesta për ta shkatrruar dhe për ta pezulluar funksionimin e shtetit të Kosovës. Grupet radikale që i kishte formuar brenda Lëvizjes së Vetëvendosjes dhunonin institucionet e brishta të shtetit të ri të Kosovës që të mos shkonin drejt progresit. Këto grupe nën dirigjimet e krerëve të kësaj partie e gjuajtën me zola Kuvendin e Kosovës, për të vazhduar më pas me futjen e gazit lotësjellës brenda në Kuvendin e Kosovës me qëllim të sabotimit dhe bojkotimit të funksionimit normal të punës në Kuvend. Sabotimi dhe bojkotimi i Kuvendit po vazhdon edhe sot e kësaj dite. U bënë mbi 50 përpjekje për ta formuar Kuvendin e Kosovës dhe të gjitha dështuan. Në politikbërjen e shtetit dhe diplomacisë dështimet e tilla janë sinjale të këqija që tregojnë qartë për bllokimin e funksionimit të shtetit. Albin Kurti dhe partia e tij fituese në zgjedhjet e fundit, organizuan bojkotimin e konstituimit të Kuvendit të Kosovës për më shumë se 50 herë. Lidhur me këto veprime sabotuese të mos konstituimit të Kuvendit të Kosvës nuk ka dhënë askush gjërë më tani sçarime të sakta pse ka ndodhë ky proces ku dëmtohet skajshëm Kosova dhe imazhi i shtetësisë së saj. Por një gjë dihet qartë, Serbisë, Rusisë, aleatëve të tyre dhe armiqëve të Kosovës u konvenon një Kosovë e tillë, pa kuvend, pa institucione dhe e shkaperderdhur. Sepse për ta është më lehtë për ta shtrirë ndikimin e tyre në Kosovë. Kohëve të fundit kanë filluar të pyesin qytetarët, kush është ky njeri që shkatërron institucionet e vendit, shkatërron imazhin e shtetit të Kosovës të ndërtuar me sakrifica të mëdha, godet krerët e UÇK-së dhe UÇK-në, duke i quajtur kriminel më të mëdhej se sa kriminelët serb. Për ta fyer strukturën e UÇK-së rënd e më rënd, Albini e përdori foltoren e Kuvendit, ku u shpreh, “serbët kanë bërë krime, por krimet më monstruoze i kanë bërë shqiptarët UÇK-ja…..”. Ai dhe struktura e tij partiake organizuan një kampanjë ndër më të ashprat gjër më sot kundër UÇK-së, kundër atyre që i sollën lirinë e kërkuar me shekuj Kosovës. Në këtë kohë ku vendin e ka pllakos një anarki, Albin Kurti para syve të botës dhe të gjithë qytetarëve të Kosovës, po abuzon me Kushtetutën e Kosovës, me institucionet e Kosovës duke e marrë peng Kosovën. Në fakt këto veprime që po i ndodhin Kosovës ngjajnë më një puq ndaj rendit kushtetues. Kjo çka po ndodhë në Kuvendin e Kosovës, loja e Albinit me moskonstituimin e Kuvendit të Kosovës është keqpërdorim i votës së qytetarëve dhe poshtërim i demokracisë. Moskonstituimi i Kuvendit të Kosovës mbi 50 herë e më shumë, është një rast unikat në botë për të keq. Të bëhën këto veprime kaq denigruese për Kosovën nga një njëri normal, nuk ka kurrfar logjike. Albini përmes këtyre veprimeve mjaft perfide, po i thellon izolimet me botën demokratike, dhe me miqtë ndërkombëtar. Në prezencën e Mickovskit u shpreh publikisht se gjuha shqipe asnjëherë nuk ka qenë zyrtare në Maqedoni. Tehu i goditjeve të kësaj partie kudo që ka shqiptar, po i pret dhe godet progreset e dekadave të ndërtuara me mund e sakrifica. Në të gjitha rastet aparati qeveritar i VV-së, që janë pa mandat qeverisës, kanë dalë mbi ligjin. Albini krahas bojkotimit të moskonstituimin e Kuvendit të Kosovës, është duke e zhvilluar një luftë të ashpër për ta vendosur kontrollin tek pjesa e opozitës, për ti hapë rrugën vetës për një sundim më të gjatë. Për tu dukur kombëtar u kamuflua me karakteristika dhe veprime patriotike, atribute këto që i përdori vetëm sa për ti arritur qëllimet. Ka shumë vite që i është çjerrë maska e bashkimit kombëtar, tani është bërë përkrahës dhe financues i krijimit të identitetit Kosovar që është një tendencë e hapur për tu përafruar me Serbinë. Këto mutacione politike ndodhin në një qeveri që ka rekordet më të mëdha të shkeljeve kushtetuese. Ka ardhur koha që të bashkohemi të gjithë, për ta shpëtuar Kosovën nga përmbytja!

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …