leoni

Panairi B2B (Business-to-Business) me bizneset nga diaspora hapet të premtën me 1 gusht në Ferizaj

Komuna e Ferizajt – Drejtoria për Zhvillim Ekonomik dhe Turizëm njofton se të premtën me 1 gusht do të hapet Panairi B2B (Business-to-Business) ku pjesëmarrës do të jenë 15 biznese nga diaspora dhe ato nga Komuna e Ferizajt. Ky panair do të mbahet në ambientet e Hotelit Rubis në Ferizaj, duke filluar nga ora 10.00.

Panairi ka për qëllim krijimin e urave të bashkëpunimit, partneritetit dhe investimit ndërmjet bizneseve të diasporës dhe atyre vendore, ka thënë Drejtori për Zhvillim Ekonomik dhe Turizëm, z. Balton Dërguti.

Ftohen bizneset nga Komuna e Ferizajt të marrin pjesë nesër në takimin B2B me bizneset e diasporës.

Të gjithë të interesuarit do të kenë mundësi të takohen me bizneset e diasporës, dhe të shohin mundësitë e bashkëpunimit.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Smajl Latifi vizitoj bizneset “Haxhijaha” dhe “Rilindi”

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi, i shoqëruar nga nënkryetari Fatmir Iska dhe …