Sot protestojnë punëtorët e KOSTT-it – kërkojnë rritje pagash

Sot protestojnë punëtorët e KOSTT-it – kërkojnë rritje pagash

Sindikata e Pavarur e Punëtorëve të KOSTT-it ka njoftuar se sot, nga ora 10:00, do të mbajë një protestë paqësore para ndërtesës së KOSTT-it në Prishtinë.

Sipas sindikatës, arsyeja e protestës është kërkesa legjitime për rritje të pagave, në kohën kur kostoja e jetesës vazhdon të rritet. Ata theksojnë se punëtorët e KOSTT-it kanë dhënë një kontribut të rëndësishëm për stabilitetin e sistemit energjetik në vend, ndaj kërkojnë që ky kontribut të vlerësohet në mënyrë të drejtë.

Kontrolloni gjithashtu

Kathimerini: Nënë Tereza kishte lidhje të fshehta me regjimin e Enver Hoxhës dhe financime të dyshimta

AP e Kombeve të Bashkuara caktoi 5 Shtatorin, përvjetorin e vdekjes së Shën Nënë Terezës, si Ditën Ndërkombëtare të Bamirësisë

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përmes një rezolute të veçantë caktoi 5 Shtatorin, …