Ilir Metës të hënën në SPAK, pritet t’i komunikohet mbyllja e hetimeve

Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka caktuar datën kur do t’i komunikojë ish-presidentit shqiptar Ilir Meta përfundimin e hetimeve ndaj tij.

Meta do të thirret në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion ditën e hënë, më 4 gusht, në orën 11:00.

Ai do të shoqërohet nga ambientet e paraburgimit drejt godinës së SPAK ku në prani të avokatit të tij mbrojtës, Kujtim Cakrani, do të firmosë dhe do të njihet zyrtarisht me mbylljen e hetimeve, raporton Euronews.al.

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ndodhet në paraburgimin e burgut 313 që prej datës 21 tetor të vitit të kaluar.

Kontrolloni gjithashtu

Afati për presidentin po afrohet, institucionet ende pezull

Kosova po hyn në një fazë të ndjeshme institucionale, ndërsa 4 marsi afati i fundit …