Kandidati për deputet i LDK-së, Arben Gashi, reagoi kundër deklaratave fyese të Albin Kurti, i cili pjesëtarët e LDK-së i ka quajtur miza

Arben Gashi kundërshton pranimin e provave nga Serbia në Dhomat e Specializuara

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Dhomave të Specializuara për pranimin e materialeve të prodhuara nga institucionet shtetërore të Serbisë si prova në proceset gjyqësore ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në një deklaratë publike, Gashi e ka cilësuar këtë praktikë si një shkelje të rëndë të të drejtës për një gjykim të drejtë dhe të paanshëm. Ai ka theksuar se dokumentet e ardhura nga “institucione represive të një regjimi kriminal dhe gjenocidal” nuk mund të kenë vlerë juridike në trajtimin e rasteve kundër qytetarëve të Kosovës.

Sipas tij, përdorimi i këtyre materialeve si prova bie ndesh me parimet themelore të shtetit ligjor dhe të drejtës ndërkombëtare.

Gashi ka rikujtuar se krimet e luftës në Kosovë janë hetuar më parë nga institucionet ndërkombëtare si Tribunali i Hagës, UNMIK dhe EULEX, dhe ka bërë thirrje që Kuvendi i Kosovës të ndërmarrë hapa konkretë për të ndalur këtë praktikë.

Ai ka propozuar:

  • Miratimin e një ligji të posaçëm që ndalon përdorimin e materialeve nga institucionet shtetërore serbe si prova;

  • Ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe, sipas nevojës, amendamentimin e Kodit Penal dhe të Procedurës Penale.

Në përmbyllje, Gashi ka deklaruar se “Kosova ka nevojë për drejtësi të vërtetë, jo drejtësi të manipuluar dhe të eksportuar nga Beogradi.”

Kontrolloni gjithashtu

Republika e Kosovës e mbështet plotësisht Ukrainën si një shtet të pavarur, me sovranitet dhe integritet territorial

Deputetja ukrainase: Ukraina do ta njohë Kosovën në të ardhmen e afërt

Deputetja e parlamentit ukrainas, Ivanna Klympush Tsintsadze, deklaroi në një intervistë për Klan News se …