Avokati Bajraktari bën thirrje për pjesëmarrje në protestën e 7 gushtit

Avokati Ardian Bajraktari ka shprehur mbështetje të fuqishme për protestën e 7 gushtit në Prishtinë, duke theksuar se pjesëmarrja masive është një dëshmi se çlirimtarët e Kosovës nuk janë vetëm dhe se populli qëndron pranë tyre.

Ai theksoi se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë një luftë e drejtë dhe çlirimtare, të konfirmuar nga vetë proceset gjyqësore ndërkombëtare.

“Historia nuk mund të shkruhet nga Serbia dhe buxheti prej mbi 100 milionë euro që po shpenzohet nga Gjykata Speciale nuk mund të përdoret për të përmbysur të vërtetën tonë historike,” deklaroi Bajraktari, duke i bërë thirrje qytetarëve që të bashkohen në protestë si shenjë uniteti dhe mbështetjeje për çlirimtarët.

 

Kontrolloni gjithashtu

Afati për presidentin po afrohet, institucionet ende pezull

Kosova po hyn në një fazë të ndjeshme institucionale, ndërsa 4 marsi afati i fundit …