Albin Kurti dëshmoi si i dëmtuar për kanosje, jo për rezervat shtetërore

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka dëshmuar para Policisë së Kosovës më 10 qershor 2025 në cilësinë e të dëmtuarit, lidhur me rastin ku Faton Klinaku dhe Nuredin Selmani akuzohen për kanosje ndaj tij. Në deklaratën e siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, Kurti ka thënë se nuk ndihet i kërcënuar, pavarësisht fushatës së shpifjeve dhe dezinformimit që, sipas tij, nxit kërcënime në rrjete sociale. Ai ka shprehur besimin në organet e rendit dhe ka theksuar se pret që Prokuroria të veprojë në përputhje me ligjin dhe interesin publik. Ndërkohë, Kurti ende nuk i është përgjigjur ftesës për të dëshmuar në rastin tjetër që lidhet me rezervat shtetërore dhe dyshimet për korrupsion në qeverinë e tij.

Kontrolloni gjithashtu

Presidentja Shiroka-Pula u bën thirrje shqiptarëve të Luginës të votojnë për më shumë deputetë në Parlamentin e Serbisë

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, u ka bërë thirrje shqiptarëve nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci …