Aida Dërguti: Nëse Laban dorëhiqet, Gjykata Kushtetuese futet në kolaps total

Opinionistja Aida Dërguti ka paralajmëruar se fati i Gjykatës Kushtetuese dhe stabiliteti institucional në Kosovë ndodhen aktualisht në duart e gjyqtarit Radomir Laban. Sipas saj, nëse Laban vendos të japë dorëheqje, Gjykata mbetet pa kuorum dhe vendi futet në një kolaps të thellë kushtetues. “Tani fati i Kushtetueses, dhe mund të themi i institucionit të fundit përveç Presidencës, është në duart e zotit Laban. Nëse ai sonte vendos të tërhiqet, atëherë kemi një kolaps total institucional”, tha Dërguti. Ajo shtoi se në një situatë të tillë, e vetmja që do të mbetej me mandat legjitim është Presidentja Vjosa Osmani, ndërsa pjesa tjetër e institucioneve do të mbeten të paralizuara, përfshirë Kuvendin dhe Qeverinë në detyrë, të cilat ajo i cilësoi si të bllokuara dhe të përfshira në shkelje procedurale. “Ky do të ishte kulmi i krizës – një terren i panjohur që do të thellonte edhe më shumë paqartësinë dhe paqëndrueshmërinë në vend”, përfundoi Dërguti.

Kontrolloni gjithashtu

Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës po paralajmërojnë grevë

Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës kanë paralajmëruar grevë nëse deri në fund të shkurtit …