Hysni Gucati: Protesta e sotme është rikthim i frymës së viteve ’90-ta kundër padrejtësive të Gjykatës Speciale

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, ka deklaruar se protesta e thirrur për sot në Prishtinë është një reagim kundër padrejtësive që, sipas tij, po u bëhen ish-krerëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale në Hagë. Duke folur për Klan Kosova, Gucati tha se kjo protestë përfaqëson një frymë të re bashkimi në shoqërinë kosovare, të ngjashme me atë të viteve të ’90-ta. “Sot do të jemi të bashkuar. Sot besoj se qytetarët e Kosovës do të bashkohen sikur atëherë, në vitet e ’90-ta”, u shpreh ai. Ai theksoi se qëllimi i protestës është dërgimi i një mesazhi të qartë ndërkombëtar mbi padrejtësitë që, sipas tij, po prodhon kjo gjykatë. “Mesazhi ynë është i qartë dhe besoj se do të dëgjohet jo vetëm nga Gjykata Speciale, por në mbarë botën demokratike, se kjo gjykatë është e padrejtë dhe e njëanshme”, tha Gucati.

Kontrolloni gjithashtu

Aktivistja e strukturava të larta të LDK-së, Besa Luzha ju ka bërë thirrje subjekteve politike për garë korrekte

Aktivistja e strukturava të larta të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besa Luzha ju ka bërë …