Sevdije Krasniqi, bashkëshortja e Jakup Krasniqit në protestë: Në emër të popullit duhet të ketë gjykim lirues

Sevdije Krasniqi, bashkëshortja e ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës dhe ish-zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqi, iu bashkua sot protestës në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, ku qytetarë të shumtë po shprehin mbështetjen e tyre për ish-pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë. E emocionuar, ajo tha se populli është ai që vendos për çlirimtarët dhe jo gjykatat. “Jam shumë e emocionuar. Në emër të popullit duhet të jetë gjykim lirues. Ky është populli që vendos për çlirimtarët, jo gjykatat. Presim që ata të rikthehen shumë shpejt”, deklaroi ajo.  Protesta e sotme shënon një tjetër reagim të fuqishëm publik ndaj procesit gjyqësor që po zhvillohet në Dhomat e Specializuara në Hagë, ku figura kyçe të luftës po përballen me akuza për krime lufte.

Kontrolloni gjithashtu

Bekë Berisha: Gjendja në kampet e Policisë së Kosovës është e tmerrshme

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, ka reaguar ashpër për gjendjen në …