Arbër Cacaj, djali i dëshmorit emocionon në protestë: UÇK-ja nuk u dorëzua para Serbisë, nuk do të dorëzohet as para Speciales

Arbër Cacaj, djali i dëshmorit të luftës Nagip Cacaj, ka prekur zemrat e të pranishmëve me një fjalim emocionues gjatë protestës në mbështetje të ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po përballen me drejtësinë në Hagë. “Nëse babai im është kriminel, atëherë ejani dhe më lidhni duart mua. Edhe unë jam kriminel,” tha Cacaj me ton të vendosur, duke sfiduar akuzat ndaj çlirimtarëve. Ai theksoi se UÇK-ja nuk është dorëzuar kurrë përballë Serbisë dhe se nuk do të përkulet as përballë Gjykatës Speciale. “Në shtëpinë time kam një varr të hapur – varrin e babait tim. Nuk është vetëm shtëpia ime kështu; janë mbi 1 mijë e 600 varre të hapura në këtë vend. Ende nuk kam pasur mundësinë të vendos një lule në varrin e babait. Mbi 1 mijë e 400 fëmijë nuk e patën mundësinë të rriten të lirë. Ata mbetën të vrarë e të masakruar,” tha ai me lot në sy. Cacaj shtoi se shumë nga ata që po dëshmojnë në Hagë janë kriminelë që po flasin kundër çlirimtarëve. Ai përmbylli fjalimin me një thirrje të fuqishme:
“Kjo nuk është drejtësi, kjo është poshtërsi. Liri për çlirimtarët! UÇK-ja nuk është dorëzuar para Serbisë dhe nuk do të dorëzohet as para Gjykatës Speciale.”

Kontrolloni gjithashtu

Hysni Gucati: Protesta e sotme është rikthim i frymës së viteve ’90-ta kundër padrejtësive të Gjykatës Speciale

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, ka deklaruar se protesta …