Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj dënon sulmet e VV-së ndaj Gjykatës Kushtetuese

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar ashpër ndaj sulmeve të zyrtarëve të Vetëvendosjes kundër Gjykatës Kushtetuese, duke i cilësuar ato si të papranueshme. Në një postim në profilin e tij në “Facebook”, Hoxhaj ka theksuar se vendimet e Kushtetueses duhet të respektohen pa kushte, duke cituar edhe një thënie të Benjamin Franklin: “Një republikë, nëse mund ta mbani.” “Ruajtja e një republike kërkon përgjegjësi, respekt për Kushtetutën dhe vullnet për të mbrojtur rendin demokratik në çdo rrethanë. Vendimi i sotëm i Gjykatës Kushtetuese është dëshmi se ky rend u sulmua qëllimisht nga një pushtet që zgjodhi bllokadën dhe krizën mbi ligjshmërinë. Sulmet ndaj Gjykatës Kushtetuese janë të papranueshme. Vendimet e saj duhet të respektohen. Vetëm kështu i jepet fund krizës, kaosit dhe anarkisë,” ka shkruar Hoxhaj.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama në Samitin BE–Ballkani Perëndimor, liderët europianë mblidhen në Mal të Zi për zgjerimin e Unionit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të marrë pjesë në Samitin BE–Ballkani Perëndimor që zhvillohet …