Albinot Maloku: Zbatimi i MSA-së në ngërç për shkak të shpërfytyrimit të rendit shtetëror në Kosovë

Politologu Albinot Maloku vlerëson se zbatimi i Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (MSA) është i bllokuar për shkak të shpërfytyrimit të rendit shtetëror dhe mungesës së funksionalitetit institucional në Kosovë. Në një intervistë për Ekonomia Online, ai theksoi se mosplotësimi i reformave ligjore dhe mosfunksionimi i Kuvendit, i cili është organi kontrollues i Qeverisë, kanë dëmtuar seriozisht besueshmërinë e Kosovës tek Bashkimi Evropian. “Nga mungesa e funksionalitetit institucional dhe iracionaliteti që po shfaqet në vend, po krijohet një gjendje jashtëzakonisht jo normale që po tenton të shndërrohet në normale, duke ulur besueshmërinë ndaj Kosovës në BE,” tha Maloku. Ai theksoi se Kosova po humb mundësi të mëdha financiare, përfshirë mbi 618 milionë euro ndihma nga IPA, të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në sektorë kyç si energjia, shëndetësia dhe zhvillimi ekonomik. Maloku fajëson partinë në pushtet për këtë gjendje, duke thënë se orientimi drejt BE-së është “nën zero” për shkak të degradimit institucional dhe mungesës së përgjegjësisë. Ai bëri thirrje për ngritjen e mekanizmave mbështetës brenda shtetit për të përmbushur obligimet që dalin nga MSA-ja dhe për rifillimin sa më të shpejtë të rrugëtimit evropian të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetët në aktivitete ndërkombëtare, Kuvendi pa raporte financiare

Në kohën kur legjislatura e kaluar kishte përfunduar mandatin, anëtarët e delegacioneve të Kuvendit të …