Zafir Berisha

Zafir Berisha: VV nuk e njeh shtetin e Kosovës, s’duhet të habitemi me sulmet ndaj Kushtetueses

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Zafir Berisha, ka reaguar pas kritikave të Vetëvendosjes ndaj aktgjykimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese. Berisha është shprehur i habitur me ata që, sipas tij, po befasohen nga qëndrimi i VV-së kundër këtij vendimi, duke theksuar se kjo parti nuk e njeh shtetin e Kosovës. “Këta nuk e njohin shtetin e Kosovës, pse po befasoheni që nuk po i njohin vendime e Gjykatës Kushtetuese! Kjo rrecë e ligë politike që erdh në pushtet me ndihmën e analfabetëve funksionalë, mision e ka me dëmtu çdo vlerë të këtij shteti që së bashku e kemi bërë me shumë mund e sakrifica,” ka shkruar Berisha.

Kontrolloni gjithashtu

Hysni Ngucati: Rreth 6 mijë protestues pritet të mblidhen në Strasburg në protestën e OVL-UÇK-së më 16 nëntor

Rreth gjashtë mijë protestues nga të gjitha trevat shqiptare pritet të marrin pjesë në protestën …